Objektin që e prezentojmë në fakt është një kompozicion i përdorimit të formave bazike gjeometrike të cilat janë prezente si në planimetrit ashtu edhe në formësimin e objektit si trup arkitektonik. Një arkitekturë të tillë shpesh herë e quajnë si arkitekturë minimalistike, por kjo nuk nënkupton varfëri fizike në objektet e arkitekturës, por përkundrazi një pasuri shpirtërore që shihet qartë në objektin tonë të emëruar AE House që gjendet në qytetin e Shkupi në lagjen Nerez.
Në interier mbizotron ngjyra e bardhë, por me shumë kujdes janë përzgjedhur detalet ku mundet të veçohet pishina me fund të qelqit që të jep ndjesin e akuariumit mbi hapësirën e ndejtjes, materialet e përdorura në interior si shprehje e teknologjis bashkëkohore të ndërtimit me format e rregullta të hapësirave të mbrendëshme objektit i japin një thjeshtësi maksimale estetike.
Nga jashtë na paraqet një objekt shumë avangard, inovativ veçanërisht në përdorimin e qelqit në fasadë dhe në fundin e pishinës. Sipërfaqet e mëdhaja të qelqit e risin ndriçimin në mbrendësinë e objektit, kurse loja e dritës dhe hijes e bëjnë hapsirën e mbrendëshme magjike.